• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksidentohet prezantuesi i “Top Gear” Richard Hammond

Arkiva, Sport
o-RICHARD-HAMMOND-2014-facebook.jpg


Është transportuar me helikopter për në spital pasi ka pësuar një aksident të rëndë ish-presidenti i programit të famshëm ‘Top-Gear’, Richard Hammond. Ai është aksidentuar duke bërë një karambol horror me super-makinën e tij prej 2 milionë paundësh, gjatë filmimit të shfaqjes më të re “Amazon”. Prezantuesi i famshëm i spektaklit më të njohur automobilistik “Top Gear”, Richard Hammond, u përplas me mjetin e tij në një fshat në Zvicër. 47-vjeçari, i cili ka marrë plagë të trup pas aksidentit, ishte me një shpejtësi prej ‘rakete’, plot 288 km/orë, po trajtohet tani në spital pasi ka shkatërruar super-mjetin e tij, i cili më pas ka shpërthyer në flakë në një kohë që ai po filmohej në shfaqjen më të re të “Amazon The Grand Tour”. Sipas mjekëve reanimatorë, ai ka shpëtuar mrekullisht nga tmerri i zjarrtë vetëm me disa plagë në kokë, si dhe një gju të thyer, në një kohë që ishte “i ndërgjegjshëm” dhe madje ka folur pasi u nxorr nga vetura.