• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Çmenduri” në Skoci-Angli, 3 gola në 6 minuta

Arkiva, Sport
kejn-skoci-angli-470x306.jpg


U luajt të shtunën Skoci-Angli e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Takimi përfundoi me një barazim spektakolar 2-2. Oxlade-Chamberlain kaloi Anglinë të parën në avantazh në minutën e 70-të, por Skocia me anë të dopietës së Griffiths në minutat 87 dhe 90 realizoi një përmbysje fantastike të rezultatit në 2-1. Festa e skocezëve zgjati më pak se 3 minuta pasi Kane vuri barazinë e shifrave në 2-2. /lapsi.al/