• |
ide | kryesore

Daçiç thirrje për të votuar serbëve: Me rëndësi vitale për mbijetesë

I pakategorizuar
ivica-dacic211.jpg


Ministri i Jashtëm dhe momentalisht ushtrues i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i bëri thirrje qytetarëve serbë të Kosovës të dalin për të votuar.

Sipas Daçiç, zgjedhjet e sotme në Kosovë janë me rëndësi vitale për serbët.

Daçiç deklaroi se populli serb vetëm i bashkuar mund të mbijetojë.

“Zgjedhjet e sotme janë me rëndësi vitale për popullin serb, i cili vetëm i bashkuar mund të sigurojë mbijetesën e vet”, – është shprehur Daçiç.