• |
ide | kryesore

Flet De Biazi pas fitores: Tani kritikëve të mi ju them…

Arkiva, Sport
wewewewewewewe.jpg


Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biasi ka folur pas fitores me Izraelin. Në një intervistë për Supersport, italiani tha se tashmë ndihet i qetë që skuadra fitoi një ndeshje të vështirë. Përsa u përket kritikëve të tij De Biazi tha se i kupton ato kur janë konstruktive.

“Kritikat bëjnë pjesë e kësaj pune. Nëse kritikat janë konstruktive mua më pëlqejnë. Ato që thuhen vetëm mbi rezultatin nuk i marr për bazë” – tha De Biazi.  

Çfarë ndryshoi te kjo skuadër pasi ishte i njëjti trajner dhe e njëjta skuadër? Sipas De Biazit pati më shumë kohë të fliste me lojtarët.

“Mundësia ime këtë herë ishte ajo që kisha të rrija gati dy javë me ta. Pata mundësinë që tu shpjegoja shumë gjëra. Ishte e vetmja gjë që me kishte mbetur peng ajo humbje në Elbasan. Të gjitha ndeshjet e tjera mund të luash për fitore përveç Italisë dhe Spanjës” – tha trajneri.

Pse u tha lojtarëve të mos rrezikonin të pësonin pas golit të tretë?

Nuk doja të pësonim. Në fakt doja që të shënonin edhe golin e katërt. Futbollistët  mu bindën dhe nuk lejuan të pësohej një gol” – tha trajneri./lapsi.al/