• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqipëria në avantazh me një supergol të Sadikut

Arkiva, Sport
shqi_1497208259-6384256.png


Shqipëria po luan në transfertë ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6 të përballjeve në Grupin G kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Në minutën e 22-të të pjesës së parë Shqipëria kaloi në avantazh me anë të Armando Sadikut. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi janë duke kaluar një periudhë aspak pozitive teksa kanë regjistruar 5 humbje radhazi, një ecuri që nuk ndodhte prej 14 vitesh. Sot, të rikthyer te skema 4-1-4-1 pas disa eksperimentesh të dështuara me 3-5-2, Shqipëria kërkon vetëm 3 pikët për të mbetur në garë për objektivin e vendit të tretë.