• |
ide | kryesore

Notat e medieve italiane për Shqipërinë pas fitores

Arkiva, Sport
dsasdas.jpg


Sfida Izrael – Shqipëri është ndjekur me interes edhe nga mediat italiane. Kjo për shkak se “axurrët” janë në të njëjtin grup me “kuqezinjtë”. Portali i njohur “Tuttomercatoweb” ka bërë një vlerësim për paraqitjen e lojtarëve shqiptarë pas fitores 3-0 në transfero. Më të vlerësuaeit janë sigurisht Sadiku, por edhe Hysaj dhe Strakosha. 
Strakosha 6.5 – Del nga fusha me portën e paprekur, rezultat i rëndësishëm për të dhe mbrojtjen e tij.
Hysaj 7 – Shtysa e zakonshme dhe punë e mirë në fazën mbrojtëse. Është ai që jep asistin vendimtar për golin e tretë të shënuar nga Memushaj.
Gjimshiti 6.5 – Mbulon mirë hapësirat, bashkëpunim i mirë me shokët e tjerë të skuadrës dhe pozicionim i mirë në fushë.
Kukeli 6 – Ndonjë lëvizje e ngadaltë për të, që i lë gjithsesi pak hapësira kundërshtarëve, duke u rritur minutë pas minute. (82’ Veseli – pa notë).
Mavraj 6 – Mban prapavijën, Izraeli krijon pak rreziqe por ai është gjithmonë gati për të mbyllur hapësirat.
Aliji 6 – Del shpesh në krah, duke u munduar edhe të pasojë për lojtarët në mes, por është i vëmendshëm edhe në mbulim.
Abrashi 5.5 – Arrin të bëjë shumë pak. Nuk gjen hapësirat e duhura për të goditur dhe shpesh është jashtë dinamikës së lojës të skuadrës.
Hyka 6 – Një tekash i mirëfilltë për kundërshtarët në krahun e tij, provon të shfrytëzojë hapësirat që i mundësohen nga mesfusha izraelite me rezultate shpesh të mira,.
Memushaj 6.5 – Është ai personi që gjen golin e 3-0 që mbyll diskutimet, duke shfrytëzuar një manovër rrëmbyese të të gjithë skuadrës, me pasimin e Hysajt.
Roshi 6 – Sidomos në pjesën e parë, hidhet në çdo hapësirë, duke i krijuar jo pak kokëçarje mbrojtjes kundërshtare. (54’ Lila 5.5– Hyn në fushë dhe merr karton të verdhë, një nga ngjarjet e pakta të denja të ndeshjes së tij).
Sadiku 7.5 – Është ai njeriu i mbrëmjes! Dy gola që nisin të tijtë drejt një fitoreje shumë të rëndësishme. Goli i dytë është një shpikje e vërtetë, gjuajtje nga distanca dhe këndi i gjetur me saktësi mbresëlënëse (69’ Cikalleshi 5.5– Hyn për t’i dhënë një ndihmë ekipit e sidomos në fazën mbrojtëse. Ndihmon skuadrën të ruajë avantazhin).