• |
ide | kryesore

Lamtumira e De Biazit: Do largohem! Funeralin tim e donin që pas Izraelit!

Arkiva, Sport
De-Biazi.jpg


Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka bërë sot deklaratën e fortë për largimin nga skuadra kuqezi. De Biasi ka informuar mediat për vendimin e tij për t’u larguar në fund të kualifikuesve të Botërorit.

“Në fund të kualifikueseve do të largohem. Çdo fillim e ka edhe një fund. Kam një kontratë të cilën po e respektoj. Pas gjithë kësaj kohe ende nuk ndjej besim. Me fitoren ndaj Izraelit, i prisha festën dikujt. Pas Izraelit shumë donin të bënin gati funeralin tim”, ka thënë ndër të tjera De Biazi.