• |
ide | kryesore

Largimi i De Biazit bën bujë në mediat italiane: Ishte hero, por me Dukën…

Arkiva, Sport
La-Gazzetta-Dello-Sport-470x377.jpg


Mediat italiane kanë pasqyruar sot gjerësisht lajmin se Xhani De Biazi do t’i japë lamtumirën në tetor përfaqësueses shqiptare, duke mbyllur aventurën në vendin tonë me takimin e fundit të eliminatoreve, pikërisht ndaj Italisë. Thuajse të gjithë e cilësojnë vendimin si pasojë e një marrëdhënie jo edhe aq të mirë të krijuar së fundmi me presidentin Duka, apo rrjedhojë të kritikave pas humbjeve radhazi.

La Gazzetta Dello Sport / Shqipëria, De Biazi largohet në tetor: Është momenti të kërkoj sfida të reja

“Trajneri italian, në drejtimin e Shqipërisë që nga viti 2011, ka arritur një kualifikim historik në Europian në Francë në vitin e kaluar, por ishte në qendër të kritikave pas tre humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.

Tuttomercatoweb / Shqipëri, De Biazi largohet pas kualifikueseve: Dua sfida të reja

“Xhani De Biazi dhe Shqipëria, historia arrin në mbyllje. Pasi arriti një kualifikim historik në Europianin e kaluar francez, ish-trajneri i Modenas nuk arriti të përsëritej në kualifikueset e Botërorit 2018”.

Sport e Vai / Shumë kritika, De Biazi largohet nga Shqipëria pas 5 viteve e gjysmë

“I prekur nga kritikat e shumta që kishte marrë gjatë kohëve ët fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Xhani De Biazi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”.

Goal.com / De Biazi, lamtumirë Shqipërisë pas kualifikueseve: Nuk kanë besim te unë

“Ajo me Shqipërinë ishte një aventurë ekzaltuese për De Biazin, i cili gjithsesi nuk fsheh, edhe pse nuk përmend direkt, se me presidentin e Federatës, Armand Duka, nuk ka qenë gjithçka një fushë me lule”.

Eurosport / De Biazi lajmëron: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve

“Trajneri italian arriti një kualifikim historik në Europianin e Francës, por përfundoi mes kritikave për tre humbjet në eliminatore”.

Il Mattino / De Biazi: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve botërore

“Trajneri italian nuk fsheh një lloj pakënaqësie ndaj presidentit të Federatës Shqiptare, Armand Duka, edhe pse evitoi që të përmendte emra”.

SportMediaset / De Biazi: Lë Shqipërinë pas kualifikuesve të Botërorit

“Pas pesë viteve e gjysmë në drejtimin e skuadrës shqiptare, me të cilën shkroi historinë e futbollit në vend, falë kualifikimit në Europianin në Francë të vitit të kaluar, me një rezultat që e ka kthyer De Biazin thuajse në një hero kombëtar, trajneri lajmëroi lamtumirën e tij. E bëri duke u hakmarrë ndaj kritikave që kishte pësuar pas humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”./panoramasport/