• |
ide | kryesore

Basha takohet me Trump në SHBA/ Çfarë biseduan

I pakategorizuar
19224753_1539882276062948_6978850958639118603_n.jpg



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi lidhur me takim që zhvilloi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. 

Basha deklaroi se takimi me Trump ishte i jashtëzakonshëm. Sipas kryedemokratit, vizioni dhe kauza e tij janë inkurajim për Republikën e Re.

Kryetari i Partisë Demokratike shkruan në Facebook se sapo ka mbyllur një vizitë dy ditore në SHBA, gjatë javës për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha i shpreh mirënjohje Presidentit Trump dhe SHBA-në për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët. /LAPSI.AL/