• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ De Biazi përlotet në konferencën e fundit

Arkiva, Sport
fdgdfdgfdgdfd.jpg


Trajneri i Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi doli sot para medieve për të konfirmuar largimin përfundimtar nga Shqipëria. Ai lexoi një deklaratë dhe në fund të saj u shfaq i përlotur. 

“Kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë. Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, – lexoi De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.