• |
ide | kryesore

Lulzim Basha takim me Donald Trump në SHBA

I pakategorizuar
10861020_854777891240060_625776115536545394_o.jpg



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Burime të Lapsi.al konfirmojnë se do të ketë një takim sot mes kreut të Partisë Demokratike dhe presidentit amerikan.

Burime të Lapsi.al thanë se ende nuk është e vendosur se ku do të bëhet takimi mes Bashës dhe Trump, në Ëashington D.C apo në Neë York.

Lajmi është konfirmuar nga burime të Lapsi.al, por takimi ende nuk është shpallur zyrtarisht nga PD.

Ky është një rast i rrallë, kur presidenti amerikan takon kryetarin e një partie në mes të fushatës elektorale.

Praktika e deritanishme është që në periudhën e fushatës zgjedhore, presidenti i SHBA eviton takimet me liderët politikë të një vendi tjetër.

Ende pritet të mësohen detajet apo formati i takimit mes Bashës dhe Trump.

Partia Demokratike nuk e konfirmon zyrtarisht lajmin, por burime të Lapsi.al thanë se udhëtimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara ka si qëllim pikërisht takimin me Donald Trump.