• |
ide | kryesore

Rama u mundua shumë, por Trump e kapi Basha (VIDEO)

I pakategorizuar
sfsdfgsdg.JPG



Takimi i sotëm pa bujë i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me presidentin Amerikan, Donald Trump, të rikthen pas në kohë më 26 maj kur u mbajt Samiti i NATO-s, në të cilin Edi Rama tentoi me të gjitha mënyrat për të siguruar një foto me kreun e Shtëpisë së Bardhë, por që nuk ia arriti qëllimit.

Lapsi.al risjell edhe njëherë foto e video nga ai samit, ku shihej përpjekja e vazhdueshme e Edi Ramës për të qenë pranë Trump, për t’u kapur nga kamera dhe aparatet fotografik.

Deklaratat e bëra nga Rama kundër Trump gjatë fushatës elektorale në SHBA, janë ende të freskëta, prandaj kryeministri do të komentohet gjithnjë sa herë flitët për marrëdhënien e tij me presidentin amerikan. Sidoqoftë Rama tha në “Zonë e Lirë” se ishte takuar më Trump në Samitin e NATO-s.

Kreu i PS, Lulzim Basha reagoi lidhur me takim që zhvilloi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. 

Basha deklaroi se takimi me Trump ishte i jashtëzakonshëm. Sipas kryedemokratit, vizioni dhe kauza e tij janë inkurajim për Republikën e Re.

Kryetari i Partisë Demokratike shkruan në Facebook se sapo ka mbyllur një vizitë dy ditore në SHBA, gjatë javës për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha i shpreh mirënjohje Presidentit Trump dhe SHBA-në për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Lapsi.al njoftoi sot në mëngjes ekskluzivisht që takimi mes Lulzim Bashës dhe Presidentit Donald Trump, do të zhvillohej gjatë paradites, me orën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/LAPSI.AL/