• |
ide | kryesore

Basha sulmon Metën dhe Idrizin: Njëri SHPK, tjetri tezgë

I pakategorizuar
auto_basha_ne_durres_ok1497551335.jpg



Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në qytetin e Durrësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe zhvilloi një takim me presidentin, Donald Trump. Basha nuk la pa sulmuar kryeministrin Rama duke sjellë në vemendje përplasjen PS-LSI.

“Këta të dy, deri para 2 javësh putheshin sepse kishin bërë në plan të bënin zgjedhje pa opozitën, e tani zihen. Po pse zihen? Zihen sepse duan pasurinë e vendit. 550 milionë euro i kanë futur në xhepa 48 veta, me kryehajdutin Ilir Beqaj dhe shefin e tij Edi Rama. Në 4 vite, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qenë në garë se kush vjedh më shumë. Edhe sot janë në garë, sepse nuk janë në garë për ju, por se kush të vjedhë më shumë. Këto 2 javë të fushatës u kujtuan të thonë të zezat e njëri-tjetrit. Ky është mashtrimi i fundit i tyre” – tha Basha.

Basha nuk la pa shigjetuar edhe kretët e dy partive të vogla Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi.

“Edi Rama me dy patericat e tij, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin. Këta e shkatërruan ekonominë, këta e mbushën shtetin me kriminelë. Këta duhet të ndëshkohen me votë, i pari Edi Rama dhe të tjerët pas tij. Partia e parë fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë PD dhe opozita e bashkuar. Ne nuk do të bëjmë pazar, as me shpk-të as me tezgat” – tha Basha./lapsi.al/