• |
ide | kryesore

E bujshme/ Donnarumma nuk do të rinovojë me Milanin

Arkiva, Sport
gdhdfhdfd.jpg


Gigio Donnarumma nuk do të ronovojë kontratën e tij me Milan. Ka dalë “tym i zi” në Casa Milan pas takimit që agjenti i portierit Mino Raiola pati me drejtuesit e klubit për rreth 1 orë. Njoftimi u bë pak minuta më parë nga drejtuesit e Milan në një konferencë për shtyp. Portieri ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Milan dhe ka ngarkuar agjentin Mino Raiola t’i komunikojë klubit vendimin e tij. Milan i ofroi portierit të talentuar një kontratë me 4 milion euro në sezon dhe 1 milion tjetër bonos. Megjithatë Gigio është i detyruar të qëndrojë edhe një vit te Milan pasi kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Vendimi për të mos rinovuar mund ta lërë në pankinë ose në tribunë./lapsi.al/