• |
ide | kryesore

Kthehet Basha/ PD organizon miting në Rinas për njeriun që i dha dorën Trump

I pakategorizuar
basha trump.jpg



PD po mundohet ti japë një vizibilitet maksimal fotos së kreut të saj me presidentin amerikan, në një kohë që kryeministri bëri të gjitha akrobacitë e mundshme dhe nuk e takoi dot atë. Sot në mesditë Basha kthehet nga SHBA-të dhe grupseksionet e PD-së kanë vendosur të organizojnë një tubim në Rinas.

Sipas një njoftimi të zbuluar nga portali Javanevs.al seksionet e PD së Tiranës janë orientuar ti përgjigjen thirrjes për një grumbullim.

“Njoftim urgjent! Sot ora 12:00 duhet te jemi ne rinas te presim Kryeministrin e ardhshem te Shqiperise Z.Lulzim Basha! Nisja behet nga zyrat e shtabit ne oren 11:00! Ju lutem cdo grupseksion te marre masa te dergoje minimalisht 1 makine me 4-5 persona dhe te jete preciz me orarin! Mundohuni te angazhoni personat te cilet nuk kane pune partie per te bere ne ate orar! Ju lutem Konfirmoni! Fitore!”-thuhet në njoftim.

Kreut demokrat i doli fjala se do të arrinte një gjë të paprecedentë, një takim me Trump gjatë fushëtës elektorale, ndërkohë që rivali i tij politik e quajti atë turp për njerzimin. (Lapsi.al)