• |
ide | kryesore

PD organizon miting në Rinas për kthimin e Lulzim Bashës nga takimi me Trump

I pakategorizuar
basha-kthehet-ne-SHBA-378x225.jpg



Për ta mbajtur gjallë fabulën e mbështetjes së Donald Trump për Republikën e Re, PD nisi drejt Aeroportit Nënë Tereza dhjetëra simpatizantë, që pritën Lulzim Bashën.

“Faleminderit për këtë pritej të jashtëzakonshme. Jeni nga Tirana dhe nga Fushë-Kruja me sa shoh” ishin fjalët e para të Lulzim Bashës para simpatizantëve të PD.

Basha e quajti edhe njëherë “një takim të jashtëzakonshëm” atë me presidentin Donald Trump.

“I jashtëzakoshëm, mbështetja e Trump për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por tani edhe 10 ditë na ndajnë për t’u ndarë njëherë e mirë më Republikën e mashtrimeve, Republikën e kriminelëve” u shpreh Basha.

Gafa që bëri Edi Rama duke ndërhyrë në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, aq më shumë në anën e humbësit, është shfrytëzuar maksimalisht nga kundërshtarët e tij politikë në Tiranë. Por se sa do të ndikojë kjo në votën e shqiptarëve do të zbulohet në 26 Qershor.