• |
ide | kryesore

Sot takimi Raiola – Milan ku vendoset fati i Donnarumma

Arkiva, Sport
DONNARUMMA.DAY_.750x450.png


Një ditë e rëndësishme sot për të ardhmen e Gianluigi Donnarumma dhe Milanit. Sot në “Casa Milan” do të zhvillohet takimi i sikletshëm ku nga njëra anë do të jetë agjenti Mino Raiola që përfaqëson lojtarin dhe në krahun tjetër Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli, dy drejtuesit e skuadrës kuqezi të Milanos. Në qendër do të jetë e ardhmja e kontratës së portierit që skadon në 30 qershor 2018. Në fillim do të jetë Gigio që duhet të zbulojë përpara Milanit qëllimet e tij nëse dëshiron rinovimin apo largimin, shkruan lapsi.al. Milan ka ofruar një kontratë me 4.5 milion euro në sezon, por interesimi i Real Madrid, PSG, Juventus dhe Manchester United ka shtuar oreksin e Raiolës. Nëse nuk rinovon portieri rrezikon të kalojë një sezon në pankinë ose në tribunë përpara se të largohet me parametra zero vitin e ardhshëm./lapsi.al/