• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative/ Si arriti Basha të pozojë me Trump?

I pakategorizuar
Capture.JPG



Kundërshtarët e liderit demokrat janë kapur në një befasi të madhe nga publikimi dje i fotos së Lulzim Bashës me presidentin amerikan. Ndonëse Basha i cili në zgjedhje mori pjesë në konvetën demokrate të Hillari Klintonit, u shndërrua menjëherë pas fitores së manjatit të ndërtimit në një idhëtar të tij, askush nuk besonte se ai do të arrinte të merrte një dhuratë të tillë 10 ditë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, në pikun e fushatës elektorale. Ky sukses, të cilin nuk e ka kapur asnjë lider shqiptar gjatë fushatës bëhej edhe më domethënës po të mendosh se gjatë gjithë kohë së çadrës kundërshtarët e Bashës e anatemuan se atij ia kishin hequr vizën perendimorët, se e kishte masakruar Anxhela Merkeli, sa mund të arrinte deri aty sa të përjashtohej nga partitë popullore.

Dhe papritmas ai botoi foton me Donal Trump, takimin e të cilit e kishte parajalmëruar në një mënyrë të zbehtë gjatë një bisede me fermerët e fshatrave të Korçës.

Nga ky moment në treg po hidhen të gjitha versionet se si e arriti lideri i PD-së një gjë të tillë.

Menjëherë sapo u publikua fotoja mediat pranë PS-së hodhën idenë se ajo ishte një foto me pagesë për të cilën ishin shpenzuar 20 mijë USD. Po ky variant ka pak gjasa të jetë i besueshëm sepse Rama për të shplarë ato që kishte pështyrë në CNN ishte i gatshëm të paguantë dhjetëfish më shumë dhe nuk arriti dot të siguronte një pozë. Në mungesë të saj ai tregoi vetëm një dialog Imagjinar me presidentin Trump në samitin e NATO-s, por pa dhënë asnjë provë për këtë.

Ngaqë ky version nuk qëndronte shumë në treg u hodh një hipotezë e dytë: Bash aka arritur deri tek Trump me ndihmën e lobit grek, si njeriu që kur ishte ministër i jashtëm firmosi pranë homologes së vet Dora Bakojanis për ti shitur detin Greqisë.

Këtij versioni iu shtua edhe një i tretë. Sipas tij Lulzim Basha në fakt, nuk është takuar asnjëherë me Donald Trump, në një takim zyrtar politik, apo nuk është prezantuar kurrë si kryetar i opozitës shqiptare. Ai ka qenë në një aktivitetet të organizuar për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e fushatës elektorale të Scott Walker, i cili mbështetet fuqimisht nga Donald Trump dhe çdo donator që do të jepte 10-20 mijë dollarë për fushatën e Ëalker, do të realizonte një foto me Donald Trump në shenjë vlerësimi. Sipas kësaj hipoteze fotoja e Lulzim Bashës me Donald Trump është realizuar ditën e djeshme në një fondacion në Milkëaukee në mbështetje të guvernatorit Scott Walker.

Një version i katërt është ai sipas të cilit, Presidenti Trum është njohur me thëniet e Ramës në CNN dhe me marrjen me qera të tij prej lobit të Sorosit për të përdorur si pupac në zgjedhjet amerikane dhe po i kthen reston kryeministrit shqiptar në zgjdhjet e vendit të vet. Këtë version mbrojti dje Ben Blushi në ABC NEVS duke arritut në konkluzionin se Rama është pabesueshem për të drejtuar vendin sepse ai nuk ka mbështetjen amerikane.

Deri më tani i vetmi që nuk ka dhënë shpjegime më të zgjeruara është vetë Lulzim Basha që duket sikur edhe vetë nuk po i beson ende fotos së shpërndarë dje (Lapsi.al)