• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Nuk do të jetë Tramexani trajneri i kombëtares

Arkiva, Sport
Tramexani-Lugano-470x314.jpg



Paolo Tramexani nuk do të kthehet te Shqipëria. Edhe pse në fund të konferencës për shtyp, presidenti i FSHF-së Armand Duka tha se Tramexani “ishte një mundësi për shkak se ai e njeh ambientin dhe skuadrën”. Por një ditë më pas kjo pistë është rrëzuar përfundimisht. Klubi zviceran i Sionit konfirmoi zyrtarisht se në faqen zyrtare se Tramexani do të jetë trajneri i ri i ekipit për 2 sezonet e ardhshme. Pas largimit nga Lugano ku pati një sezon të suksesshëm italiani u largua i joshur nga një klub mjaft më, i pasur si Sioni. Skuadra e re e Tramexanit e mbylli sezonin në vendin e 4-t në Zvicër. Sezonin e ardhshëm luan në Ligën e Europës duke e nisur nga turi i tretë kualifikues./lapsi.al/

tramexani sion