• |
ide | kryesore

Basha: Ku e kuptova që Rama nuk e ka takuar Trump, biseda me mua zgjati…

I pakategorizuar
auto_19225618_803401066487469_8619151813338809727_n1497461504.jpg



Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka treguar në “Zonë e lirë” ka rrëfyer si ndodhi takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump. 
“E vërteta është që unë kam lidhje të fuqishme në Shtëpinë e Bardhë. E vërteta është që vizitën e kam pasur të planifikuar që në 18 dhe 19 maj që u desha të shtyj për shkak të protestës dhe negociatave. Kam lidhje me bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump. Lidhjet e mia me SHBA janë të vjetra dhe të forta.

Aktualisht me Shtëpinë e Bardhë kam lidhje të forta dhe të ngushta. Fotot dhe qëndrimet i shohin dhe i vlerësojnë shqiptarët. Atje kam takuar biznesmenët më të fuqishëm ku kam diskutuar për bashkëpunimin në të ardhmen. Do të kthehem pas zgjedhjeve në Ëashington për të çimentuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike” – tha Basha. 
“Biseda zgjati 3-4 minuta. Aktiviteti zgjati gati 2 orë. Ishin aty njerëzit më të ngushtë të presidentit dhe kishte mundësi ndërveprimi. 
Ndodhi një gjë e madhe 10 ditë para zgjedhjeve. Atë që kuptova nga ky takim kuptova që Trump nuk e kishte takuar dhe nuk kishte biseduar kurrë me Edi Ramën dhe nuk kishte asnjë ide për Edi Ramën”
– tha Basha në Zonë e Lirë./lapsi.al/