• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë i kërkoi Milan, Real Madrid për Donnarummën 

Arkiva, Sport
4_1497636262-8643737.jpg


Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani. Kjo punë tashmë është e kryer, pasi talenti 18 vjeçar refuzoi të rinovojë kontratën me 7 herë kampionët e Evropës. Kontrata e Donnarumma me Milanin skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe Milani nuk dëshiron që ai të largohet si transferim i lirë. Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, Milani ka nisur bisedimet me Real Madrid duke i kërkuar 30 milionë euro si dhe shërbimet e portierit Keylor Navas. Kjo nuk është hera e parë që Reali ofron një portier plus para për një lojtar. Kjo ka ndodhur në vitin 2015, kur Reali ia ofroi Navasin Manchester Unitedin për David de Gean, por gjithçka dështoi në sekondat e fundit të afatit kalimtar të verës. /Express/