• |
ide | kryesore

Zbulohet qendra e votimit e Xhani de Biasit në 25 qershor

Arkiva, Sport
De-Biazi2-470x338.jpg


Xhani De Biazi nuk është më në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, por nënshtetësia shqiptare i jep atij mundësinë që të jetë një nga votuesit që do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 qershor. Për trajnerin italian, hera e parë si votues në vendin tonë e gjen atë në një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”. Në bazë të listave të votuesve, Xhani De Biazi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”. Ish-strategu i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të votojë në qendrën numër 1749, në Njësinë bashkiake numër tre në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217. Panorama shkruan se ish-trajneri i kuqezinjve e gjen vetën në të njëjtën qendër votimi me disa nga lojtarët që i ka stërvitur, apo edhe një tjetër që mund të ishte kandidat për t’u afruar në Kombëtare: Abrashi, Aliji dhe vëllezërit Ajeti, janë gjithashtu pjesë e votuesve në Njësinë Nr.3 në Tiranë.