• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA reagon pas fotos me Donald Trump në mitingjet e Bashës

I pakategorizuar
19221655_1543005572417285_1054649229493988784_o.jpg



Fotoja që Lulzim Basha bëri me Donald Trump javën e kaluar është printuar si një nga posterat e Partisë Demokratike dhe mbahet në duart e militantëve për të vënë në dukje mbështetjen e presidentit amerikan.

Ky moment ka pasur nevojë të sqarohet sipas ambasadës amerikane, që në një prononcim për GSH.al, sqaron se amerikanët nuk kanë asnjë kandidat të preferuar, por i takon popullit shqiptar të vendosë.

Pyetja për zëdhënësin e ambasadës, Ryan Roberts ishte: “Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur zgjedhjet parlamentare dhe çfarë presin ato prej tyre?”

Ryan Roberts: Shqipëria ka një mundësi të madhe këtë verë. Nëse mund të zhvillojë zgjedhje paqësore dhe të besueshme, të reduktojë në mënyrë thelbësore trafikimin e narkotikëve dhe të fillojë procesin e vetingut, kjo do t’i jepte shtysë ekonomisë nëpërmjet investimeve dhe do të provonte se Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e anëtarësimit në BE.

Për zgjedhjet e kësaj të diele, ambasada e SHBA do të ketë mbi 30 ekipe që do të vëzhgojnë votimin në të gjithë vendin. Gjithashtu, USAID ka ofruar mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka punuar për të përmirësuar transparencën e partive politike, si dhe po sponsorizon monitorimin nga shoqëria civile në mbi 500 qendra votimi.

Nxisim të gjithë personat me të drejtë vote të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike themelore. Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë kandidat të preferuar në këto zgjedhje; është në dorën e popullit shqiptar që të zgjedhë.