• |
ide | kryesore

Basha foto me Trump, Ramës i uron fitore Rexhep Taip Erdogan

I pakategorizuar
Desktop58.jpg



Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e quan “një mik të dashur” Edi Ramën dhe nuk ngurron ta urojë në mes të fushatës elektorale. 
“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, thotë Erdogan. 
Deklaratën e tij, presidenti Erdogan e bëri gjatë një interviste për gazetarin Sokol Balla. Urimi i Erdogan për Edi Ramën vjen fill pas fotos që arriti të realizojë Lulzim Basha me Donald Trump, në mes të fushatës elektorale, një akt i paprecedentë për një kryetar partie në Shqipëri.