• |
ide | kryesore

FOTO/ Si u manipulua intervista e Zaccheroni për Shqipërinë

Arkiva, Sport
Schermata 2017-06-18 alle 08.26.58.Thumb_HighlightCenter211155.jpg



Alberto Zaccheroni është një emër mjaft i njohur në fushën e trajningut. Emri i italianit po qarkullon në të gjitha portalet shqiptare si një kandidat për të marrë stolin e kombëtares shqiptare. Shkak është bërë një intervistë që 64-vjeçari ka dhënë për “Gazzeta dello Sport” ku thotë se është i hapur për të marrë një detyrë të re, por në këtë intervistë nuk përmendet fare Shqipëria.   

“Kemi ende për të dhënë. Mjaftojnë 3 aspekte për të vazhduar: ide, pasion dhe vendosmëri. Jam 64 vjeç, por eksperienca dhe profesionalizmi kanë rëndësi. Sigurisht, mendoja se Capello do të qëndronte me nipërit. Zemanin e shoh mirë dhe ka gjithmonë ato 3 karakteristikat që thashë. Ranieri bëri goditjen e madhe me Leicester. “Wyscout” ndryshoi mënyrën tonë të punës. Mund të shohim pothuajse çdo ndeshje dhe të vlerësojmë shumë skema. Janë gjëra që i bëj ende me djalin tim” – ka thënë Zaccheroni.

Në të gjitha portalet shqiptare thuhet se ish-trajneri i Milanit, Lacios, Juventusit, Interit dhe Japonisë është një kandidat për kombëtaren kuqezi, por në fakt mediat europiane e shohin në Premier League. “Daily Star” shkruan se italiani është në negociata me Crystal Palace ose Southampton që kërkojnë trajnerë. /lapsi.al/