• |
ide | kryesore

Hidhet shorti i Champions League/ Zbulohet me kë do të luajë Kukësi

Arkiva, Sport
og-draw.jpg


Kampionia e Shqipërisë, Kukësi ka njohur kundërshtarin e saj në kualifikueset e Champions League një kompeticion ku verilindorët luajnë për herë të parë.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Kukësi është vënë përballe FC Sheriff Tiraspol të Moldavisë në turin e dytë.

Mund të konsiderohet një kundërshtar relativisht i lehtë për Kukësin, pasi moldavët nuk njihen për rezultate të forta në Europë.  Ndeshja e parë do të luhet në datat 11/12 korrik ndërsa ajo e kthimit në 18/19 korrik./lapsi.al/