• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafa e portierit vë në siklet Gjermaninë

Arkiva, Sport
Gjermania-fitore-470x324.jpg


Gjermania fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Australisë në takimin e vlefshëm për Kupën e Konfederatave që është duke u zhvilluar në Rusi. Edhe pse me lojtarë të rinj në përbërje, skuadra e Joakim Lëv e ka dominuar sfidën pavarësisht se fitorja erdhi me rezultat të ngushtë. Mesfushori Stindl hapi serinë e golave në minutën e 5-të për “panzerat”, por sulmuesi australian Rogiç i befasoi të gjithë në minutën e 41-të ka barazuar shifrat. 3 minuta zgjati festa e Australisë, pasi në minutën e 44, Julian Draksel kaloi Gjermaninë sërish në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Me nisjen e pjesës së dytë (48’) ishin përsëri gjermanët që shënuan me anë të mesfushorit Gorecka. Portieri Leno, i cili mbronte portën e Gjermanisë nuk ishte në ditën e tij më të mirë në ketë sfidë, pasi në minutën e 56’ bëri një gabim të pafalshëm duke i dhënë mundësinë Juriç të shënojë golin e dytë që rihapi takimin. Por më pas kampionët e botës në fuqi, u treguan të kujdesshëm dhe e mbrojtën fitoren 3-2.