• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si reagoi Donnarumma kur tifozët i hodhën para false në fushë

Arkiva, Sport
donnarumaaaa.jpg


Tifozët e Milanit kanë filluar hakmarrjen ndaj portierit të tyre në largim, Gianluigi Donnarumma.

Portieri 18-vjeçar ka bërë publike dëshirën e tij për të mos vazhduar kontratën me Milanit dhe të largohet nga klubi këtë verë ose në vitin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.

Këtë vendim nuk e kanë pritur mirë tifozët kuqezinj cilët e shihnit Donnarumma si pjesë përbërëse e Milanit të ri që do të rilind.

Kështu, tifozët e Milanit e kanë vënë në siklet italianin që ndodhet me kombëtaren e Italisë U-21 në Kampionatin Evropian në Poloni.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni reagimin e 18 vjeçarit në momentin kur tifozët i hodhën dollarë false dhe pas tij shfaqën një banderolë ku shkruhej “Dolla-ruma”.