• |
ide | kryesore

Maradona: Dani Alves një budalla dhe i paaftë në fushë

Arkiva, Sport
0011490077.jpg


Vonoi pak, por më në fund erdhi. Diego Armando Maradona nuk ka frena kur përgjigjet për akuzat e Dani Alves. “Pibe de Oro” u është përgjigjur fjalëve të mbrojtësit të Juventus që e ka akuzuar se nuk është një shembull për fëmijët dhe të rinjtë dhe se ishte inferior ndaj Messi.

“Dani Alves është një budalla. Një i mefshtë! Dërgon 28 krose në zonë dhe qëllon vetëm 4. Anësor i djathtë ishte Cafù apo Maicon. Nëse vazhdojmë të flasim për këtë tip më mirë po iki. Nëse flasim për Rivelino, nëse flasim për Clodoaldo, Jairzinho, Careca, Ronaldo, Ronaldinho,  Neymar, Rivaldo, Zico dhe Kakà… nëse flasim për këta, po, por nëse flasim për njërin që e prek topin 3 herë dhe bën 8 faulle po ju them të vërtetën unë më mirë iki” – thotë Maradona.

Fjalët që e nevrikosën Maradonën ishin ato që Alves tha pak kohë më parë.

“Dëshironi të krahasoni Messi më Maradona? Nuk është e mundur. Sa Topa të Artë ka fituar Maradona? Unë nuk do të isha krenar nëse fitoja një Kupë të Botës pasi të kisha bërë një gol me dorë. Si sportist nuk do ta merrja shembull për të rinjtë” – tha Alves./lapsi.al/