• |
ide | kryesore

I shënoi Izraelit, Sadikun e kërkon Makabi Haifa

Arkiva, Sport
kNz1C.jpg


Armando Sadiku kërkon të largohet nga Zyrihu dhe dëshira e tij është që të kalojë në një kampionat më të fortë, në Bundesligë ose në Serinë A.

Ofertat për të nuk mungojnë, por për të përfituar shërbimet e tij duhet paguar te klubi zviceran. Këtë gjë duhet të bëjë edhe Makabi Haifa, klubi izraelit që shpreson të nënshkruajë me Sadikun.

“Makabi shpreson të nënshkruajë me një sulmues të huaj dhe kontaktet kanë nisur. Të gjelbrit kanë piketuar sulmuesin që i shënoi dy gola Izraelit dhjetë ditë më parë, por kostoja e lartë e bën shumë të vështirë mbylljen e kësaj marrëveshjeje”, kjo është ajo çka shkruan “ynet.com.il”, duke treguar dëshirën e madhe të klubit izraelit për ta afruar në skuadër sulmuesin nga Elbasani.