• |
ide | kryesore

Kush është Xhankarlo Kamoleze që FSHF i ka ofruar vendin e De Biasit

Arkiva, Sport
IMG_1220.jpg


Pas largimit të Xhani De Biazit nga Shqipëria, FSHF është duke kërkuar një tjetër trajner. Pas deklaratave të presidentin Armand Duka se kërkon një tjetër trajner italian për pankinën kuqezi, mësohet më në fund edhe emri më i mundshem për këtë post.

Bëhet fjalë për Xhankarlo Kamolesen, i cili aktualisht është i papunë pas largimit nga Kiaso në vitin 2016. 56-vjeçari italian njihet si një trajner me eksperiencë dhe mund të bëjë mjaft mirë te Shqiperia në rast se merr drejtimin e saj, megjithese per disa eshte nje “yll” ne renie.

Palët kanë zhvilluar takimin e parë mes tyre tashmë dhe gjasat janë të mira. Në të kaluarën Kamolese ka drejtuar ekipe si Torino, Rexhina, Viçenca, Livorno dhe Pro Vercelli. Tashmë ai është alternativa e mundshme për Shqipërinë pas largimit të De Biazit.