• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Zbulohet trajneri italian që refuzoi Shqipërinë (FOTO)

Arkiva, Sport
armand_duka.jpg


Pas largimit të Xhani De Biazit nga Shqipëria, FSHF është duke kërkuar një tjetër trajner. Pas suksesit të livornezit presidenti i FSHF-së Armand Duka është “fiksuar” te italianët.

Lapsi.al mëson se oferta e parë nga ana e FSHF-së i është bërë Massimo Piscedda. Ai është trajneri i Italisë B. Kjo është një kombëtare në hije e “axurrëve” që ka në përbërje lojtarë të rinj dhe me potencial për tu thirrur në kombëtaren e madhe.

Por 55-vjecari Piscedda e ka refuzuar ofertën e bërë nga vetë Presidenti i FSHF-së Armand Duka, citon lapsi.al. Ai ka shkuar te ky emër për shkak të përvojës që ai ka me ekipet kombetare pasi e drejton kombëtaren B që nga viti 2011. Më herët ai kishte drejtuar ekipet e moshave U16, U17, U18, U19, U20 duke nisur prej vitit 2001.   

Image result for Massimo Piscedda

(Massimo Piscedda)

Pas rrëzimit të pistës “Piscedda” FSHF është drejtuar te Giancarlo Camolese. 56-vjeçari italian aktualisht është i papunë pas largimit nga Kiaso në vitin 2016. Ai njihet si një trajner me eksperiencë dhe mund të bëjë mjaft mirë te Shqipëria në rast se merr drejtimin e saj. Lapsi.al mësoi se zyrtarë të FSHF-së e kanë takuar atë në Itali ku është diskutuar mundësia e firmosje me të. Të njëjtat burime thanë se janë zhvilluar edhe disa takime të tjera për të njëjtën arsye.   

Related image

(Giancarlo Camolese)

Palët kanë zhvilluar takimin e parë mes tyre tashmë dhe gjasat janë të mira. Në të kaluarën Camolese ka drejtuar ekipe si Torino, Rexhina, Viçenca, Livorno dhe Pro Vercelli. Tashmë ai shihet si një alternativë e mundshme për Shqipërinë pas largimit të De Biazit. Dëshirën për të marrë Shqipërinë e ka shprehur edhe një emër i njohur në Itali si Walter Zenga. /lapsi.al/