• |
ide | kryesore

PS-PD-LSI/ Çfarë thanë për koalicionet Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta

I pakategorizuar
MIX-37-668x381.jpg



Si asnjëherë më parë, loja për koalicionet është e hapur për të gjitha kombinacionet.

Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta ishin mbrëmë në tre intervista në të njëjtën kohë dhe u pyetën për mundësitë për koalicion pas zgjedhjeve. Duket se do të jetë vota e 25 Qershorit që do të imponojë secilit prej të treve koalicionin pas zgjedhjeve. Bien ë sy sot deklarata e Edi Ramës që për herë të parë ishte kategorik: Nuk do të ketë koalicion me LSI!

Lexoni më poshtë përgjigjet e secilit:

Rama për koalicionin me Metën tek OraNews

“Një gjë është e sigurtë që me LSI nuk do ketë koalicion. Kemi nevojë për një pauzë. Ta marrin vesh të gjithë që ajo loja i treti i vërteti ka marrë fund”

Rama për koalcionin me Bashën në OraNews

“Nuk mendoj fare pas 25 Qershorit, mendoj vetëm para 25 Qershorit”

Basha për koalicionin me Ramën tek News24

“Marrëveshja ishte për një arsye, për t’i rikthyer shqiptarëve besimin në zgjedhje dhe garancitë për zgjedhje. Pjesë e marrëveshjes është reforma kushtetuese. Nuk ka asnjë marrëveshje për koalicion pazgjedhur. E përjashtojmë këtë. Ne jemi në fushatë me një plan ekonomik, ai është në fushatë për të justifikuar dështimin total të 4 viteve. S’ka asnjë pikë takimi me ne”

Basha për koalicionin me Metën në News24

“Unë kërkoj dhe kam bindjen se shqiptarët do të votojnë PD, koalicionin tonë opozitar për të zbatuar këtë plan ekonomik, i vetmi plan në fushatë. Nuk është nuk e mohoj. Unë pres që PD të qeverisë vendin pas 25 qershorit dhe të zbatojë planin ekonomik”

Meta për koalicionin me Bashën tek Vizion Plus

“Basha ka një avantazh se nuk ka një lidhje simbiotike me bandat. Harrova  ka dhe një avantazh tjetër se ka dalë në foto me Trump. Po të dalë PD dhe LSI jam i bindur që do të marrë sërish mbi 80 mandate” 

Meta për koalicionin me Ramën tek VizionPlus

I vetmi projekt i Ramës strategjik ka qene shkatërrimi i PS dhe i Ben Blushit. Thotë se pse nuk bëjmë koalicione? Hajde bëjmë bilancin? Ai asnjë herë nuk i ka qejf mesa duket ballafaqimet dhe analizimet.

Një koalicion Rama- Basha është një koalicion që nuk mund të funksionojë dhe është një koalicion pa këllqe.

Ndërsa nga ana e saj LSI ia dha shansin një herë Doktorit dhe një herë PS, se po të ishte për Ramën nuk do ai kishim dhënë. Vetëm pas shumë kohës mund të bëjmë koalicion me PS, normalisht jo me Ramën.

Tani ka ardhur koha që LSI tu tregojë këtyre forcave që mund të ja dalë e vetme dhe jo me kot na qëlloi 1-shi”