• |
ide | kryesore

Macron fton Trump dhe Melanian në paradën e 14 korrikut në Francë

Arkiva, Planet
3-shja.JPG



Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ftoi homologun e tij amerikan, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania që të marrin pjesë në paradën e festës kombëtare në Francë, më 14 korrik.

Marrëdhëniet mes Trump dhe Macron janë disi të acaruara për shkak se dy liderët ndajnë pikëpamje shumë të ndryshme mbi ndryshimet klimaterike, që u vërtetua edhe në samitin e G7-tës një muaj më parë.

Presidenti francez e dënoi ashpër vendimin e Trump për ta nxjerrë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit dhe ka nisur një fushatë ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimaterike nën moton “Ta bëjmë globit madhështor sërish”, deri diku të ngjashme me sloganin e Donald Trump në periudhën që kandidonte për President, “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”.

14 korriku i këtij viti shënon edhe 100-vjetorin e hyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luftën e Parë Botërore. /LAPSI.AL/