• |
ide | kryesore

VIDEO/ Partizani zhgënjen në “Selman Stërmasi”

Arkiva, Sport
hoxha.jpg


Partizani ka zhgënjyer totalisht në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj bullgarëve të Botevit. Skuadra e Starovës është paraqitur totalisht jashtë forme dhe e papërqendruar në “Selman Stërmasi”, duke i dhënë shansin miqve të dominojnë ndeshjen. Sukaj kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 5-të me një gol mjaft të bukur, por Kosoko në minutën e 27 barazoi shifrat me një supergol. Në minutën e 62-të ishte Nedelev që shënoi një tjetër gol fantastik për të përmbysur shifrat, ndërkohë që Kosoko në minutën e 88 vulosi ndeshjen duke i ndihmuar nga gabimet e Atandës dhe Hoxhës. Misioni për t’u kualifikuar në turin e dytë tashmë u vështirësua shumë për Partizanin, i cili do të udhëtojë javën e ardhshme në Bullgari për të luajtur ndeshjen e kthimit./lapsi.al/