• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përplasje mes tifozëve të Partizanit dhe bullgarëve të Botev

Arkiva, Sport
tifozet-partizani-470x249.jpg


Nisi me incidente ndeshja mes Partizanit dhe bullgarëve të Botev për Ligën e Europës. Tifozeritë e të dy skuadrave janë përplasur jashtë ambienteve të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe vetëm ndërhyrja e forcave të rendit ka qetësuar disi situatën.

Tifozët e Botev ishin grumbulluar pranë lokaleve rrotull stadiumit , në pritje që t’u jepej sinjali për të hyrë në stadium. Por më pas, në atë zonë është afruar një grumbull tifozësh të Partizanit, të cilët i ishin nisur të organizuar drejt stadiumit.

Fyerjet mes palëve kanë vijuar me hedhje objektesh të ndryshme nga të dy palët, duke filluar nga shishet për të vazhduar te ndenjëset plastike të lokaleve.

Vetëm një ndërhyrje e shpejtë e policisë që monitoronte gjatë gjithë ditës tifozët bullgarë, ka bërë të mundur që dy tifozeritë të ndahen dhe kjo ngjarje të mbyllej pa pasoja të rënda.