• |
ide | kryesore

FOTO/ Elseid Hysaj bëhet biond, plas gallata në rrjetet sociale

Arkiva, Sport
hysaj-shako-470x264.jpg


Elseid Hysajt ka vendosur të ndryshojë pamjen e tij duke u bërë biond. Por ky vendim është kthyer në objekt ironie në rrjetet sociale nga tifozët e Napolit.  Në portalet e tifozëve që i kushtohen skuadrës italiane, janë shfaqur foto e mbrojtësit kuqezi me modelin e ri të flokëve, të shoqëruara edhe me fotomontazhe të ndryshme humoristike. Ajo që tifozët i kanë këshilluar Hysajt është që të mos i qëndrojë më pranë Lorenco Insinjes, pasi ishte pikërisht ky i fundit që filloi trendin e ri të lyerjes së flokëve te skuadra e Napolit. Ndaj Hysaj duhet të përgatitet që kur të kthehet në grumbullim me skuadrën e Napolit, duhet të durojë thumbimet nga tifozët apo edhe shokët e skuadrës.

hysaj

hysaj

hysaj insinje