• |
ide | kryesore

Përgjigja e Ramës kur gazetarja franceze e ‘ngacmon’ me Donald Trump

I pakategorizuar
rama21pr 2.jpeg



“Ngacmimit” të gazetares së televizionit francez “France24”, se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA u prit mirë në Shqipëri, Rama u përgjigj se kushdo që të bëhet President në vendin mik, në Shqipëri do të ketë populloritet mbi Perëndinë.

“Në Shqipëri u prit mirë zgjedhja e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje ka pasur dhe rrugë me emrin e tij në Tiranë. ” – u shpreh gazetarja.

Rama e dha përgjigjen e tij duke u mbështetur tek propaganda komuniste në Shqipëri.

“Kushdo që do të zgjidhet President i SHBA-ve ai do të jetë gjithnjë mbi Perëndinë përsa i përket popullaritetit. Ju duhet të kuptoni që për 50 vjet kemi jetuar në një regjim që na thoshte se SHBA është vetë djalli dhe molla e ndaluar. Ne donim kaq shumë që ta blinim këtë mollë që na ishte e ndaluar sa që regjimi e ka bërë këtë punë falas për SHBA-në. E bëri SHBA-në praninë më të dashur e të besueshme në botë.” – deklaroi Rama. /LAPSI.AL/