• |
ide | kryesore

Dalin detajet e kontratës së re të Donnarumma

Arkiva, Sport
auto_auto_sport-preview-donnarumma-raiola14978588041499154960.jpg


Disa ditë më parë ishte e paimagjinueshme të mendoje që Donnarumma do të rinovonte me Milanin por negociatat e dyta kanë shkuar për mrekulli dhe drejtues të kuqezinjve i kanë ofruar talentit italian një pagë të majme. Me kontratën e re Donnarumma do të përfitojë një pagë 6 milionë euro në sezon për 5 vite.

Klauzola e largimit është përllogaritur për një vlerë 100 milionë euro nëse Milan do të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm. Nëse ky synim nuk arrihet klauzola e largimit do të jetë 50 milionë euro. Portieri italian do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2022, ndërsa zyrtarizimi pritet të kryhet brenda 24 orëve të ardhshme.

Pjesë e marrëveshjes është Milan të marrë portier të tretë vëllain e Donnarumma me një pagë 1 milion euro në sezon. Xhixho ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018, fillimisht kishte refuzuar ofertën e kuqezinjve.