• |
ide | kryesore

Strakosha siguron vendin tek Lazio

Arkiva, Sport
Thomas-Strakosha-SS-Lazio-v-Empoli-FC-Serie-J_lZGh0d7Gvl-470x313.jpg


Thomas Strakosha me sa duket e ka të sigurt vendin e titullarit te Lacio në fillimin e sezonti të ri. Çdo lloj dyshimi është shuar sot, kur u mësua se portieri Federiko Marketi, nuk është paraqitur në klinikën e klubit për të bërë vizitat e zakonshme mjekësore. Sipas mediave italiane, Marketi pritej të ishte mes futbollistëve të Lazios të cilët ishin programuar të bënin vizitat në klinikën Padeia në Romë. Por ai ishte i vetmi që mungoi dhe për të gjithë duket e qartë se Marketi nuk ka ndër mend që të qëndrojë te Lacio. Portieri italian ka refuzuar idenë që të qëndrojë në stol gjatë sezonit për të parë Strakoshën teksa luan dhe po kërkon largimin drejt një skuadre tjetër, ku të mund të luajë rregullisht, apo të paktën të jetë pjesë e një klubi me objektiva shumë më ambiciozë.