• |
ide | kryesore

VIDEO/ Cila ishte pyetja që bëri të qajë Venus Williams

Arkiva, Sport
snapshot20170703115743.jpg


Venus Williams nuk i mbajti dot lotët në konferencën për shtyp pas fitores në raundin e parë kundër Elise Mertens në Wimbledon. Një gazetari e pyeti mbi aksidentin e rëndë rrugor ku ajo u përfshi në 9 qershorin e kaluar në Florida. Në aksident humbi jetën një i moshuar që u përplas me makinën e tij me autobusin e tenistes amerikane. “Nuk kam fjalë për ta përshkruar sa i rëndë ishte ai episod në jetën time… Jam absolutisht pa fjalë.” – thotë Venus mes lotëve dhe më pas largohet nga salla./lapsi.al/