• |
ide | kryesore

FOTO/ Gazetarja ruse: Maradona tentoi të më përdhunojë në hotel

Arkiva, Sport
maradona-gazetarja-470x837.jpg


Një gazetare ruse ka denoncuar në polici Diego Armando Maradonën se ka tentuar ta përdhunojë në dhomën e hotelit ku ajo shkoi për t’i marrë një intervistë. Ekaterina Nadolskaia, 30 vjeçe, tha se ndodhej në barin e hotelit ku kishte takuar argjentinasin.

“I kërkova një intervistë dhe ai më ftoi në dhomën e tij. Një mikeshë më shoqëroi deri lart, por ajo u larguar menjëherë. Maradona mbylli derën dhe në fillim nisi t’u përgjigjej pyetjeve të mia, pastaj nisi të më ngacmonte seksualisht. Ai tentoi të më hiqte fustanin, por shpëtova vetëm pasi kisha mbetur me të brendshme”, – shkruhet në dëshminë e vajzës.

Gazeta “Komsomolskaya Pravda” shkruan se Maradona “tentoi t’i hiqte fustanin dhe ia arriti qëllimit”, por i zemëruar, nga refuzimi telefonoi sigurinë e hotelit.

“Tre njerëz më nxorën jashtë në korridor. Sendet e mia personale mbetën në dhomë. Telefonin ma morën dhe ma kthyen pas 3 orësh. Ndihmësi i Maradonës erdhi dhe më hodhi një kartëmonedhë 500 dollarëshe”.

Punonjësit e hotelit u përpoqën që ta largonin gazetaren, por ajo nuk pranonte të ikte pa ardhur policia.

“Askush nuk më kërkoi një ndjesë. Maradona bëri atë që bëri dhe nuk u tregua një zotëri. Veprimet e tij mund të konfirmohen nga kamerat e hotelit”, shtoi ajo.

Në krahun tjetër argjentinasi 56-vjeçar i mohon akuzat dhe avokatët e tij thanë se gazetarja ishte zhveshur vetë. Kjo e kishte detyruar ish-futbollistin të telefononte sigurinë e hotelit në Shën Pjetërburg. Sipas avokatëve, ai ndjeu se po i bëhej një kurth dhe më pas kishte telefonuar sigurinë.

maradona gazetarja

gazetarja ruse

Image result for Ekaterina Nadolskaia