• |
ide | kryesore

VIDEO/ Talenti i Ajax pëson aritmi kardiake në fushë

Arkiva, Sport
ajax_1499537241-2253857.jpg


Abdelhak Nouri ka pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës) në miqësoren mes Ajaxit dhe Werder Bremenit, fatmirësisht tani gjendja është e qëndrueshme.

Miqësorja mes Ajaxit dhe Werder Bremenit është ndalur para kohe. E gjitha kjo pasi lojtari Abdelhak Nouri u rrëzua në fushë duke mos mundur ta vazhdojë lojë. Lojtari ka pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës).

20-vjeçari ra në tokë në minutën e 73-të të takimit dhe menjëherë intervenoi stafi mjekësor. Ky lajm shokoi fillimisht gjithë botën, por tani Ajaxi ka njoftuar se gjendja e 20-vjeçarit është e qëndrueshme.

Lojtari kishte qëndruar shtrirë në fushë për 15 minuta, ku kishte marrë ndihmën e parë nga mjekët e skuadrës. Pas kësaj është dërguar në spitalin më të afërt me helikopter. /Express/