• |
ide | kryesore

Sëmuret Hysaj, mungon në stërvitje

Arkiva, Sport
Napoli-470x336.jpg


Skuadra e Napolit është duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri në zonën e Dimaros. Një situatë aspak pozitive në ditën e pestë të stërvitjes për mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj. Sipas një komunikate nga klubi napolitan, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për një infeksion në rrugët e frymëmarrjes të shkaktuar nga virozat e stinës. Napoli njoftoi se situata nuk është aspak alarmante dhe mbrojtësi pritet t’i bashkohet skuadrës, sapo kjo situatë të kalojë.