• |
ide | kryesore

Tragjedia e Batistutës/ 48 vjeç mezi qëndron në këmbë 

Arkiva, Sport
batigol_388cce8.jpg


Gabriel Omar Batistuta është sot 48-vjeç. Shumë nga këto vite i shpenzoi në fushën e blertë të futbollit duke magjepsur tifozët e skuadrave ku militoi, por edhe të atyre kundërshtarë sepse disa vepra të tij nuk mund të mos duartrokiten. 
I quajturi “Batigol” që është në vend të dytë në listën e goleadorëve të kombëtares argjentinase me 56 gola në 78 pjesëmarrje, sot e ka të vështirë të ecë vetë në këmbë. 
“Është e vërtetë. Ky është rezultati i punës sime pa u ndalur në fushë. Nuk jam tërhequr kurrë pas dhe kam dhënë gjithmonë maksimumin e impenjimit edhe kur kam qenë në gjendje të rëndë. Një gjë është e sigurt: kam dhënë më shumë se ajo që duhej dhe ajo që mundesha” – thotë Batistuta për Fifa1904 që tashmë vuan nga një sëmundje me këmbet.
Ai ka vënë firmën në triumfin e fundit të Argjentinës në arenën ndërkombëtare. Ishte viti 1993 kur argjentinasit fituan Kupën e Amerikës me 2 golat e heroit të Firences dhe më pas të Romës. /Lapsi.al/