• |
ide | kryesore

Trajneri Starova largohet nga Partizani. I dorëzon dorheqjen presidentit

Arkiva, Sport
starova-c1200x600.jpg


Partizani mbetet pa trajner. Sulejman Starova ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i teknikut të skuadrës kryeqytetase, duke mbajtur tashmë vetëm rolin e këshilltarit të presidentit Gazment Demi. Trajneri e ka konfirmuar largimin e tij në një prononcim për “Panorama Sport”.

“Në respekt te kërkesës se tifozëve i kam paraqitur presidenti Demi dorëheqjen time me qëllim që të mos cenohet harmonia në familjen e Partizanit”, u shpreh Starova për këtë vendim i cili në fakt qarkullonte në klubin e kuq prej disa ditësh.

Dje, grupimi “Ultras Guerrils” kërkoi nga klubi i Partizanit largimin e Starovës nga drejtimi i skuadrës, duke fajësuar atë për dështimin në Ligën e Europës. Pritet që klubi të diskutojë këto ditë variantet për emrin e trajnerit të ri ku më i mundshmi është ai i Mlladen Milinkoviç.