• |
ide | kryesore

Milan luan sot ndeshjen e parë, shikoni formacionin

Arkiva, Sport
083609717-62a57711-542b-4000-b97e-7d3f9b51bcf9 (1).jpg


Del më në fund në fushë Milani i ri. Luhet këtë mbrëmje sfida e parë e një skuadre thuajse e gjitha e re pas 7 blerjeve të kësaj vere. Milan do të luajë me Luganon e Zvicrës ku aktivizohet Armando Sadiku. Të gjithë presin me interes të shohin blerjet e Milan. Trajneri Montella ka deklaruar se do të aktiviziojë të gjithë, por jo nga fillimi. Kështu në mbrojtje do të jetë Musacchio dhe Rodriguez ndërsa Kessie dhe Çalhanoglu në mesfushë ndërsa Borini duhet ta nisë nga pankina. Kurioziteti është për Çalhanoglu që nuk do të jetë trekuartist dhe as anësor ofensiv por mezz’ala duke zëvendësuar pozicionin me Bonaventura. Abate do të luajë me syze të stilit Davids. Jashtë fushe Romagnoli dhe Suso ende të paqartë për të ardhmen.

FORMACIONI I MUNDSHEM

MILAN (4-3-3): Storari; Abate, Musacchio, Paletta, Rodriguez; Kessie, Montolivo, Çalhanoglu; Niang, Bacca, Bonaventura. Trajner: Montella./LAPSI.AL/