• |
ide | kryesore

Surpriza/ James Rodriguez shkon te Bayern Munich

Arkiva, Sport
19990184_10155144011278283_8790147962563681406_n.jpg



James Rodriguez lë Real Madrid dhe kalon te Bayern Munchen. Klubi gjerman zyrtarizoi transferimin si një huazim 2-vjeçar dhe me të drejtë blerje për 60 milionë euro. Kolumbiani nuk po gjente hapësirën e duhur te madrilenët. Karl-Heinz Rummenigge tha se afrimi i kolumbianit ishte një dëshirë e trajnerit Carlo Ancelotti. Ky i fundit e njeh prej kohës kur drejtonte Real Madrid. James Rodriguez u transferua te Real në vitin 2014, por pa arritur të kthehet në një protagonist. Bayern deri më tani ka afruar disa lojtarë mes tyre Corentin Tolisso dhe Sebastian Rudy, ndërsa pritet të shesë Douglas Costa te Juventus.