• |
ide | kryesore

Torino largon Ajetin: Gjej një skuadër tjetër!

Arkiva, Sport
Ajeti-dhe-Mihajlovic-Torino-640x420-470x308.jpg


Mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti ka kohë deri më 31 gusht të gjejë një skuadër të re. Në të kundërt do të kalojë të sezonin e ardhshëm deri në hapjen e merkatos së janarit duke ndjekur ndeshjet para televizorit. Skuadra e tij Torino nis grumbullimin për edicionin e ri, por mbrojtësi shqiptar dhe sulmuesi Maksi Lopez, nuk ishin pesë e grupit. Zyrtarë të klubit bënë të ditur se të dy nuk bëjnë më pjesë në planet e skuadrës dhe janë të lirë të kërkojnë një skuadër tjetër. Ajeti është i lirë të negociojë me klube të tjerë dhe Torino nuk do të bëhet pengesë duke mos kërkuar asnjë shpërblim. Në mediat italiane është përfolur për interesimin e klubeve të Spal, Benevento e Krotone për lojtarin shqiptar, por deri tani, nuk ka asgjë konkrete.