• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Kasano do të luajë këtë sezon në Serie A (FOTO)

Arkiva, Sport
cassano_getty.jpg


Antonio Kasanio i ka dhënë fund “pushimeve” dhe do të kthehet përsëri në futbollin e luajtur. Sulmuesi italian, i cili ishte pa skuadër që nga muaji janar, kur u largua nga Sampdoria, ka gjetur akordin me klubin e Veronës duke iu bashkuar këtij të fundit.

Pasi kaloi vizitat e detyrueshme mjekësore, 34-vjeçari hodhi firmën në kontratë dhe u nis menjëherë drejt lokalitetit të Primero, ku gjendet pjesa tjetër e skuadrës e cila ka filluar grumbullimin për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Fabio Pekia.

Por Kasano nuk ishte i vetmi emër i njohur që iu bashkua së fundmi Veronës. Klubi zyrtarizoi sot edhe firmën me Alesio Çerçin, i cili i dha fund eksperiencën së tij të dështuar në La Liga me skuadrën e Atletiko Madrid. Ashtu si Kasano, edhe Çerçi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin që u ngjit nga Seria B.

kasano